Janar-tetor, investimet publike u realizuan vetëm 58% e planit, ku po shpenzohen paratë (8 mln euro për inceneratorët)

Hënë, 24 December 2018 15:08

Deri në fund të muajit tetor investimet publike ishin realizuar në masën 58 për qind e planifikimit buxhetor, teksa shihet se pothuajse gjysma e fondit duhet të aplikohet vetëm për dy muaj e fundit të vitit.

Sipas tabelave të realizimi të investimit nga Ministria e Financave shpenzimet për investime gjatë periudhës janar-tetor arritën në 49.9 miliardë lekë nga 85 miliardë që është buxheti total i këtij viti.

Sipas listës së detajuar të Ministrisë së Financave, investimi më i madh është kryer për ndërtimin e Segmenti ”Qukës – Qafë Plloçë”, për të cilën janë investuar 3 miliardë lekë ose rreth 24 milionë euro. Ndërtimi i kësaj rruge nuk ishte parashikuar në buxhetimin fillestar.

Investimi i dytë më i madh është për projektet e ujësjellësit, me vlerë 1.6 miliardë lekë.

2.7 miliardë lekë janë disbursime nga projekti i rimëkëmbjes së energjisë, në kuadër të huasë së reformimit të energjisë për uljen e humbjeve.

1 miliardë lekë janë shpenzuar për sistemin e integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore.

Më pas renditen projekte në infrastrukturë (570-830 milionë lekë secila ), si Rikonstruksioni i rrugës Harku i Bërdicës, rikonstruksioni i rrugës Cërrik-Belsh-Kuçovë, projekti i Rrugëve Dytësore dhe Lokale, Sistemim, asfaltim rruga Qafë Plloçë- Pogradec, Ndërtimi i segmentit rrugor Tiranë – Elbasan.

564 milionë lekë, ose 4.4 milionë euro janë dhënë për impiantin e prodhimit të energjisë nga mbetjet në Fier, një projekt që ka dy vjet që po merr fonde nga buxheti, por vetëm së fundmi ka filluar ndërtimi i tij.

Për incineratorin e Elbasanit, janë dhënë nga buxheti 455 milionë lekë, ose 3.6 milionë euro. Në total janë 8 milionë euro që janë përdorur për inceneratorët.

Ndërkohë, nuk është përdorur fondi për mbështetje në sektorin energjetik i parashikuar prej 4.5 miliardë lekësh, ai për ndërtimin e Segmentit 1, të aksit “Tirane-Elbasan” prej 1.5 miliardë lekësh. Është përdorur 20% e fondit prej 576 milionë lekësh për ndërtimin e rrugës Kardhiq – Delvine Loti 4, ndërsa nuk është përforur fondi prej 440 milionë lekësh për Lotin 5, po të kësaj rruge.

Investimet e programuara të këtij viti do të financojë gjithsej 2380 zëra. Financimi mesatar për projekt është 280 mijë euro.

Ministria e Financave ka pohuar se, investimet publike afatshkurtër dhe afatmesëm janë ruajtur në nivelin 5% të PBB-së dhe vlerësohen të rëndësishme për rritjen potenciale në afatmesëm dhe afatgjatë.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...