“Situata katastrofike në maternitete, po vdesin nënat dhe foshnjat e porsalindura”

Hënë, 24 December 2018 15:17

Deputeti demokrat Bardh Spahia ka denoncuar situatën katastrofike në të cilën ndodhen maternitetet shqiptare, në dritën edhe të skandalit të fundit që lidhej me mungesën e inkubatorëve, ku për pasojë janë raportuar disa raste humbjesh jete nga foshnjat apo nënat.

Spahia ka akuzuar Ministren e Shëndetësisë Manastirliu, e cila siç tha ai, i përgjigjet situatës së rëndë në maternitete me propagandë shterpë e boshe, tipike të Rilindjes.

Spahia kujtoi një denoncim të bërë prej tij 1 vit më parë, ku brenda pak ditësh 10 foshnja dhe nëna gjetën vdekjen në rrethana misterioze.

Për fat të keq, tha Spahia, gjendja sot nuk ndryshon nga ajo e një viti më parë, por ka një përkeqësim të saj.

Deputeti demokrat ka folur për përkeqësimin dhe mungesën e aparaturave, që nga inkubatorët dhe mjete të tjera të domosdoshme për shëndetin e nënave dhe fëmijëve të porsalindur, si dhe ka akuzuar për mungesë totale papërgjegjshmërie, qeverinë dhe sidomos ministren përkatëse Manastirliu.

Video

Login to post comments