Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika kryemadhi ju ka bërë sërish thirrje shqiptarëve gjatë një takimi me strukturat e LSI në Fier, që të bashkohen dhe të luftojnë kundër së keqes.
Sipas saj të gjithë ata që janë të zhgënjyer, të mashtruar dhe të shfrytëzuar nga kjo qeveri, që të bashkohen të gjithë dhe ti dalin përballë Ramës dhe të luftojnë të keqen.
‘Çdo ditë dhe më keq po bëhet, varfëria rritet, papunësia ritet, taksat rritet ndërsa lulëzojnë kompanitë e mëdha, që nuk paguajnë taksa, madje ju falen në mënyrë kriminal. Unë e kam thënë që anëtarët të hedhin kartën e anëtarësisë dhe ti bashkohen studentëve. Ata e qartësuan shumë mirë qëndrimin e tyre, vazhdimin e protestave. Kush e ndien vetëm të mashtruar, të grabitur dhe të shfrytëzuar nga Edi Rama, tu bashkohet studentëve dhe grupeve të diasporës, që do të protestojnë në orën 2 para kryeministrisë. Shqiptarët e bashkuar do ta detyrojnë Edi Ramën të plotësojë të gjitha kërkesat. U bëj thirrje të rinjve të marrin fatet në dorë’, u shpreh Kryemadhi.