Një 35-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën në Rroskovec, pasi e zuri korrenti. Burime zyrtare të policisë sqarojnë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:40, në lagjen Nr.2 të Rroskovecit. Viktima (me iniciale G.D) ishte punonjës i një firme kabllore dhe ra nga shtylla, duke gjetur vdekjen.
Dyshimet paraprake të policisë janë se gjatë kohës që punonte, 35-vjeçari ka rënë nën tensionin e energjisë elektrike. Megjithatë për ngjarjen është ngritur një grup hetimor, që po punon për zbardhjen e saj.