Në Shqipëri rikthehet tradita e urimit me kartolinë

E mërkurë, 26 December 2018 22:35

Kartolinat po përdoren gjithmonë e me pak për urime në raste festash.
Një grup fëmijësh kanë tentuar ta rigjallërojnë këtë mjet tradicional urimi, të përdorur masivisht deri para disa vitesh.

Kartolinat e printuara po dalin gjithmonë e më shumë nga qarkullimi. Shumë vite më parë në zyrat e postës në këto ditë festash kishte radhë të gjata njerëzish, që dërgonin kartolina tek miqtë e të afërmit për të uruar vitin e ri.

Por tashmë është ndryshe. Teknologjia dixhitale dhe mundësitë gjithmonë e më të shumta të komunikimit online kanë shkurtuar kohën dhe distancat, duke bërë që interesi për kartolinat të bjerë. Por një grup fëmijësh në Tiranë kanë marrë nismën për ta rikthyer vëmendjen sërish te urimet me anë të kartolinave.

Fëmijët: “Më duket më mirë të shkruajmë kartolina sesa të dërgojmë mesazhe, se aty shkruhen urime të bukura. Na pëlqeu kjo ide. Shkolla jonë mendoi që të dërgojmë kartolina”.

Këta fëmijë tregojnë se i kushtojnë rëndësi kësaj mënyre urimi, pasi mbart të tjera emocione.

Fëmijët: “Është diçka ndryshe dhe i pëlqen më shumë se një mesazh i thjeshtë në telefon”.

Edhe qytetarë te tjere e mbështesin idenë se urimi me anë të kartolinave përcjell një emocion krejtësisht te vecante dhe te ndryshem nga urimi me anë të sms-ve apo rrjeteve sociale.

Modifikuar më E mërkurë, 26 December 2018 22:36
Login to post comments