Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij.
Ma anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një farmacistjeje, e cila akuzon Fondin e Sigurimeve se nuk ka paguar vlerën e recetave të rimbursueshme prej 3 muajsh, gjë që sipas saj po çon farmacitë në falimentim masiv.
Sipas saj, thuhet se ka falimentuar Fondi i Sigurimeve nga shpërdorimet dhe vjedhja.
Postimi i Berishës:
“Farmacite drejt falimentimit masiv!
Prej tre muash nuk ju paguhet rimbursimi. Fondi i sigurimeve i falimentuar nga vjedhjet dhe abuzimi.
Lexoni mesazhin e farmacistit dixhital. sb
Doktor mirdita
Jame nje farmaciste e vjeter .Farmacite jane drejt falimentit
Nuk na jane paguar nga Fondi i Sigurimeve vlera e receta me rimbursim per 3 miaj
Tetor
Nentor
Dhjetor
Thuhet se ka falimentuar fondi i sigurimeve nga shperdorimet dhe vjedhja.”