Balla kujton se Kodi Zgjedhor janë pallatet e Begos

E Enjte, 27 December 2018 18:18

Mazhoranca është e gjitha në krizë, madje më thellë është kur nxjerr kasnecin e saj, zarin e Ramës, të përfolurin të lidhur me krimin dhe grupet kriminale për të ofruar dialog dhe zgjidhje politike, siç është politikani i dështuar Taulant Balla. Taulanti i cili nuk di ku ka kokën, del dhe flet në emër të shefit të tij, kreut të organizatës Rilindje, Edi Ramës për të votuar reformën zgjedhore së bashku me opozitën. 

Duke qenë një nga drejtuesit e organizatës Rilindje, Balla flet sikur është ne bisedime me Edmond Begon i cili fal pazarit të koordinuar me Ballën dhe Ramën ka vënë nën këmbë gjithë qeverisjen e Rilindjes duke marrë tendera ne shtet. Talulant Balla kujton se Kodi Zgjedhor janë pallatet e mikut të tij familjar, Bego.
Gabon shumë rëndë kasneci i Ramës me ftesën pazar që i bën opozitës dhe ku paturpësisht kërkon votimin e Kodit Zgjedhor i cili kërkon një marrëveshje politike mes dy palëve të politikë bazuar mbi zgjidhje konkrete të problemeve që do ti japin zgjidhje problemeve me procesin zgjedhor si dhe të mundësojnë për shqiptarët një votim të qetë, të drejtë, të pakorruptueshëm. Mazhoranca nuk është aspak e interesuar për një proces të tillë duke qenë se tashmë e di çelësin e mbledhjes së votave përmes bandave dhe thasëve me para që shpërndan për zgjedhësit. Opozita hyn në kushte aspak të barabarta në zgjedhje ndaj dhe miratimi i Kodit Zgjedhor përveçse një ligji të mirë kërkon dhe besimin mes palëve që vota nuk do të preket në zgjedhjet e radhës dhe ato që do të vijnë më vonë dhe qytetarët shqiptarë do të votojnë të lirë, pa presion ashtu siç votohet në çdo vend perëndimor.  Gabohesh shumë Tao. Kodi Zgjedhor nuk janë pallatet e Edmond Begos...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...