"ERTV2" sjell si të Bashës, shtëpinë e një qytetari tjetër

E Enjte, 27 December 2018 18:40

Televizioni ERTV 2, të cilin publiku e njeh me emrin Report TV, ka shkelur çdo standard të gazetarisë për t’i shërbyer në mënyrë mjerane padronëve që e furnizojnë me para, Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Njësoj si kryemashtruesi i Tiranës, Erion Veliaj, ERTV 2 ka dezinformuar shqiptarët, kur ka paraqitur një banesë të dikujt tjetër si apartamentin me 4 shtesa të paligjshme të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pamjet me dron, të transmetuara nga ERTV 2, për të cilat shpifi Erion Veliaj pak ditë më parë, nuk i përkasin fare pallatit ku banon Kryetari i Partisë Demokratike. Këto pamje janë janë një mashtrim i shëmtuar i shërbëtorëve të Ra?mës dhe Veliajt në Report TV.

Nëse kjo kioskë televizive do të kishte për qëllim të thoshte të vërtetën dhe të mos u shërbente qindra mijëra eurove të paguara nga pushteti i korruptuar i Rilindjes, do të kishte verifikuar se shtëpia e Lulzim Bashës është në një pallat tjetër dhe nuk ngjan aspak me atë që u paraqit në pamjet me dron nga ERTV2.

Këta shërbëtorë mjeranë, që pasurohen për të gënjyer dhe mashtruar shqiptarët, meritojnë të bojkotohen nga qytetarët, të cilët kanë të drejtë të informohen me vërtetësi, pa u helmuar nga makineria e propagandës së një pushteti të kalbur nga krimi dhe korrupsioni.

© SYRI.net

Modifikuar më E Enjte, 27 December 2018 19:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...