Ishte viti 1991 kur Gramoz Lulaj emigroi për herë të parë ilegalisht jashtë kufijve shqiptarë. Në Greqi, atje ku ai jetonte punonte si murator, në një firmë ndërtimi.
Aty pajiset me dokumenta të rregullta, deri në vitin 2004, vit në të cilin më pas u rikthye në atdhe. Duke mos patur mundësi për të rinovuar dokumentat, pak muajsh pasi Gramozi ndodhej në Shqipëri sëmuret dhe shtrohet në spitalin e Vlorës. 2 vite më pas shtrohet përsëri në spital, me dhembje të forta koke, pasi nis të trajtohet me medikamente për gjendjen e tij depresive.
Pak ditë nga kjo situatë ai merr kempin, ndërsa gjendja e ti shëndetesore shkon drejt përmirësimit. Në këtë përiudhë ai njihet me Anilën dhe martohen në vitin 2007. Anila kishte mësuar për gjendjen shëndetësore të Gramozit dhe gjithnjë ishte mbështetësja e tij më besnike. Anila mëson se ishte shtatzënë dhe në vitin 2008 vjen në jetë vajza e tyre e parë Donika.
Pas 2-vitesh vjen në jetë edhe vajza e 2-të Lediona. Çifti bënin një jetë normale dhe të qetë. Ishte viti 2013 kur Gramozi nisi sërisht të shfaqte probleme të shëndetit mendor. Meraku i kryefamiljarit ishte të shkonte në Tiranë ose Fier për t’u operauar, pasi nuk ndjehej mirë me shëndetin e tij. Anila merr kunatin në telefon dhe ky i fundit vjen në shtëpi për t’u takuar me të vëllanë.
Pasi bisedojnë, Jetnori largohet dhe Gramozi i thotë Anilës se duhej të shkonte në qendër të Varibotit për tu takuar me një shok. Kur i vëllai Jetnori merr Anilën në telefon ajo i pohon se Gramozi tashmë kishte dalë për të takuar shokun e tij. Jetnori i shqetësuar për të vëllanë niset në qendër të Varibotit për të kërkuar Gramozin.
Por ai nuk gjendej askund. Në mbremje të shqetësuar për humbjen e tij bëjnë denoncim në polici. Informacioni i vetëm që kanë mundur të mësojnë familjarët ka qenë ai i një bashkëfshatari, cili pretendon se e kishte parë Gramozin dy ditë pas zhdukjes së tij te ura e Shaqit në Fier tek parku, ulur në një stol me dy duart mbi kokë.
Me tej familjarët s’kanë mundur të mësojnë më asgjë për fatin e 46 vjeçarit, babait të dy vajzave Donika dhe Lediona 10 dhe 8 vjeçe./pa gjurme