Paligjshmëria e PPP Marku!

E Enjte, 27 December 2018 20:27

Nga Flamur Vezaj/

Gjykata Administrative e gjen për të disatën herë në paligjshmëri Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku! Këtë radhë, janë dy vendimet për transferimin e paligjshëm që PPP Marku ka bërë për prokuroret Besim Hajdarmataj e Olsian Çela!

Transferimi i tyre u cilësua i paligjshëm, ashtu siç ndodhi edhe me prokuroren Sonila Muhametaj për të cilën PPP reflektoi duke kthyer në Tiranë! Të tre këto prokuror, Marku i transferoi përveç se në kundërshtim me ligjin por edhe duke mashtruar, me pretendimin se nuk donin të merrnin në administrim dosjen e “Shullazit”!

Ata kundërshtuan proceduren që PPP Marku me shoqen e saj Prela po ndiqnin, për caktimin e prokurorëve! Dhe në fund përsëri PPP Marku dhe Prela ndoqën arsyetimin që kishin tre prokurorët që ajo për show i transferoi!

Kjo paligjshmëri e saj, e përsëritur tashmë dhe e gjetur në disa raste dhe nga Gjykata Administrative në vend, duhet të bëhet shkak që të kërkohet shkarkimi i saj nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë! Ky këshill duhet të shqyrtoj, në mbledhjen e radhës, vendimet e Gjykatës Administrative që gjetën në shkelje PPP Markun si dhe për shkak se komandimi i tre prokuroreve tashmë ka mbushur afatin 3 mujor dhe anëtarët e KLP-së duhet të shprehen patjetër!

E nëse anëtarët e KLP-së votojnë në favor të tre prokurorëve, nuk ka asnjë procedure ligjore që këta anëtarë të iniciojnë shkarkimin e saj e jo më të lejojnë që ajo të përsërisë kandidimin për Prokurore të Përgjithshëm jo të përkohshëm, që është edhe synimi i saj! Të gjitha veprimet e saj që në ardhje në krye të këtij institucionit, kanë treguar paaftësinë e saj profesionale për të udhëhequr atë institucion!

#Boll_me_prokurorë_të_papërgjegjshëm#

Login to post comments