Parlamenti italian kaloi buxhetin e vitit 2019 pak përpara afatit të fundvitit, pas marrëveshjes së arritur javës së kaluar me Komisionin Europian, që qetësoi tregjet financiarë dhe shmangu gjobat drejt Romës zyrtare.
Italia ndryshoi buxhetin dhe uli defiçitin fiskal për vitin e ardhshëm në 2.04% të Produktit të Brendshëm Bruto, pasi Brukseli refuzoi objektivin origjinal prej 2.4%, duke thënë se thyen rregullat e Bashkimit Europian. Në 2018-ën, defiçiti pritet të arrijë në 1.9%.
Buxheti, i prezantuar në parlament në muajin Tetor, kaloi barrën përfundimtare ditën e Shtunë, kur qeveria fitoi lehtë një votë të besimit për paketën në dhomën e ulët të parlamentit, me 327 pro, 228 kundër.
Mocioni i besimit shënoi fundin e debatit famëkeq, nënë të cilin deputetët e opozitës thonin se marrëveshja e minutës së fundit me Brukselin nuk do të japë kohë për të vlerësuar si ç’duhet ndryshimet. Politikat kryesore në buxhet, të premtuara nga koalicioni i lëvizjes 5-Yjet dhe partisë së djathtë Liga, janë; skema e të ardhurave bazë që njihet si “paga e qytetarëve” dhe ulja e moshës së daljes në pension.
Masa të tjera përfshijnë ulje të taksave për të vetëpunësuarit, taksa më të larta për bankat, kompanitë e sigurimeve dhe lojërat e fatit si dhe një amnesti të pjesshme që lejon punëtorët me të ardhura të ulëta që të paguajnë një shumë të limituar tatimore ndaj autoriteteve.