A do të kishim më pak trafik nëse do të rritej me 16 km/orë limiti i lejuar shpejtësisë?

Diel, 30 December 2018 14:35

Jeni të bindur se shtimi i limitit të shpejtësisë do sillte më pak probleme me trafikun e me shumë qarkullim të lirë të automjeteve?

Shkenca, edhe njëherë, e mendon ndryshe.

Së fundmi, në Mbretërinë e Bashkuar është rikthyer hipoteza e rritjes së limitit të shpejtësisë nga 70 në 80 milje në orë (nga 112 në 128 kilometra në orë). Ky modifikim i Kodit Rrugor, sipas mbështetësve, mund të sjellë përfitime.

Megjithatë Richard Llewellyn, docent i inxhinierisë së transporteve i universitetit Napier të Edimburgut, ka provuar të shpjegojë në një artikull shkencor se pse rritja me 10 milje në orë e limit të shpejtësisë për drejtuesit e automjeteve nuk do të përmirësonte situatën e trafikut. Rrugët janë projektuar për një gjeneratë të mëparshme automjetesh dhe mbi bazën e shumë analizave është përcaktuar edhe limiti i shpejtësisë.

E rritja e limitit të shpejtësisë rrit edhe mundësinë e aksidenteve pasi limiti i shpejtësisë ligjore jo domosdoshmërisht është i barabartë me limitin e shpejtësisë së projektimit. Rruga ndërtohet për të garantuar përdorimin e saj me siguri nëse ecet me një kufi të caktuar shpejtësie.

Dhe pavarësisht se dikush mund të ketë një automjet të kohëve të fundit, që praktikisht ofron më shumë siguri, nuk duhet harruar asnjëherë se rruga është projektuar për një shpejtësi të caktuar ashtu sikurse nuk duhet harruar asnjëherë mundësia e lartë e gabimit njerëzor (gabimet në drejtim nga shoferët).

Me rritjen e shpejtësisë pra rritet edhe mundësia e aksidenteve rrugore e si rrjedhojë rritet edhe më tej mundësia e rëndimit të trafikut. Studimet e fundit që janë kryer në 10 vende janë treguar se rritja e limitit të shpejtësisë në autostrada është shoqëruar me rritjen e numrit të aksidenteve, duke mos sjellë zgjidhjen e problematikës së trafikut të rënduar por duke e përkeqësuar atë.

Por t’i lëmë mënjanë të gjithë mundësitë negative! Pra sikur rruga të përballojë në aspektin fizik rritjen e shpejtësisë dhe shoferët të mos bëjnë asnjë gabim, sa kohë do të kursehej nga rritja me 10 milje e kufirit të shpejtësisë së lejueshme në qarkullim? Në rastin britanik, studimi dëshmon se rritja e limitit me këtë nivel do të sillte për popullatën një kursim kohe rreth 5 minuta.

Kështu, duke konsideruar gjithçka, në një ditë të mirë, rritja e limitit të shpejtësisë në autostrada do t’u kursente të gjithë drejtuesve të automjeteve, kohën e nevojshme për të përgatitur një filxhan çaji…

Modifikuar më Diel, 30 December 2018 14:47
Login to post comments