Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë, makina përplas motorin

E Enjte, 03 Janar 2019 10:07

Një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë mëngjesin e sotëm. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00, në afërsi të vendit të quajtur “24 Orëshi”, Mallakastër. Shtetasi me iniciale A.H, 27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka përplasur një motoçikletë. Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motoçikletës, ende i pa identifikuar. Po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi A.H. Grupi hetimor po punon identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

***

Identifikohet personi i cili humbi jetën si pasojë e aksidentit rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Viktima është Arif Lamaj, 57 vjeç, banues në Mollaj, Mallakastër. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 09:00 të kësaj të enjte, në autostradën Levan-Tepelenë. Në afërsi të vendit të quajtur “24 Orëshi”, Mallakastër, 27-vjeçari A.H., duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, përplasi motoçikletën me të cilën udhëtonte Lamaj. Si pasojë e dëmtimeve të marra gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motoçikletës. Sakaq nga ana e policisë është shoqëruar në komisariat drejtuesi i automjetit, teksa vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Modifikuar më E Enjte, 03 Janar 2019 10:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...