Vrau gruan dhe kunatën, çfarë tha Gazmendi në polici

E Enjte, 03 Janar 2019 11:10

Zbardhet dëshmia e burrit në Ballsh, vrau gruan dhe kunatën: Nuk doja të shkonte tek prindërit!
Vetë Gazmend Musta që ishte emigrant në Greqi dhe kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer, kishte qënë tek prindërit e tij në Drenovë dhe kur u kthye, ishte i dehur. Në debat e sipër me gruan, ai e goditi gruan e vet, nënë e dy fëmijëve të vegjël, vetëm 31 vjeçe, disa herë me thikën e bukës. Ndërsa kunata Merisa Caushaj, 18 vjeç, u sul për të shpëtuar motrën, mbeti edhe vetë e vdekur nga thika e tij.
Pas vrasjes makabre të së shoqes dhe kunatës së tij, Gazment Musta nga Ballashi ka marrë fëmijët e mitur dhe është larguar nga apartamenti ku kreu masakrën.
Të miturit ta të tronditur e pyesnin ‘çfarë i bëre mamit’, detaje të rënda që vijnë përmes fqinjëve të çiftit.

“Ishin familje e rregullt, nuk kemi dëgjuar asgjë për ata, ishin shumë të rregullt, dilnin bashkë. Dje pasdite dola dhe ai kishte marrë fëmijët njërin në krah dhe tjetrin për dore. Fëmijët bërtisnin, çfarë i bërë mamit. Ne nuk i njohim nga afër, por dukeshin sikur shkonin mirë. Nuk kishim dëgjuar konflikte të mëparshme” tha një fqinje.

Një tjetër fqinj u shpreh se çifti më parë kishte jetuar në Greqi.

“Gazmenti ishte djalë i mirë. Unë jam vetë në emigracion prej 25 vitesh dhe nuk e di si shkonin, por nuk kanë pasur konflikte. Ai ka qenë më parë në Greqi me familjen dhe më pas është kthyer. Kanë dy fëmijë” tha ai.

34-vjeçari Gazment Musta në gjendje të dehur vrau dje me thikë bashkëshorten e tij, Gentiana Çaushaj, 31 vjeçe dhe motrën e bashkëshortes, Merisa Çaushaj, 18 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra viktimat ndërruan jetë në vend.

Policia bëri të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të këtij krimi të rëndë.

Dyshohet se vrasja makabre kanë ndodhur për shkaqe banale, pasi 31-vjeçarja ka debatuar me të shoqin, sepse donte të shkonte te prindërit e saj për Vitin e Ri.

 

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/femijet-bertisnin-cfare-i-bere-mamit-deshmite-per-vrasjen-makabre-te-gruas-nga-611981/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...