Kartëmonedha 500 euro do të hiqet nga tregu që nga muaji janar 2019

E Enjte, 03 Janar 2019 12:17

Viti 2019 nis me të reja të rëndësishme për vendet e Eurozonës. Që nga muaji janar, bankat qendrore të 17 nga 19 vende, të cilat përdorin Euron, nuk do kenë më kartëmonedha prej 500 euro.

Më pas në muajin prill do i bashkohen edhe dy vendet e tjera të zonës Euro, të cilat nuk do të nxjerrin më nga kjo kartëmonedhë. Banka Qendrore Europiane, nëpërmjet një deklarate bëri me dije se “Duke nisur nga 27 janari 2019, bankat qendrore të zonës Euro, nuk do të nxjerrin më kartëmonedha prej 500 euro”. Ndërkohë banka qendrore austriake dhe ajo federale gjermane, do të vijojnë të emetojnë këto kartëmonedha deri në 26 prill.

Vendimi për ti thënë lamtumirë kartëmonedhës prej 500 euro, vjen nga ana e autoriteteve europiane, të cilat e cilësojnë si një mjet pagese shumë pak të sigurtë, që përdoret kryesisht për aktivitetet të jashtëligjshme. Natyrisht nuk bëhet fjalë për një lamtumirë përfundimtare, pasi kartëmonedhat prej 500 euro në qarkullim, do vijojnë të përdoren deri në momentin që do të merret një vendim i dytë. Këto kartëmonedha përbëjnë 2.4% të totalit të kartëmonedhave Euro në qarkullim. Sakaq gjatë vitit që sapo ka nisur do të hidhen në qarkullim, kartëmonedha prej 100 dhe 200 euro, me elementë të fortë sigurie, që nga pikëpamja vizive do kenë të njëjtën përmasë sa një kartëmonedhë prej 50 euro. 

Modifikuar më E Enjte, 03 Janar 2019 14:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...