Dëborë, akull dhe acar, ARRSH, informacioni i fundit për qarkullimin

Premte, 04 Janar 2019 10:16

Ndërsa prej disa ditësh vendi ynë është mbërthyer nga i ftohti, Autoriteti Rrugor Shqiptar sjell informacion dhe pamje nga zonat më të prekura nga acari. Në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur reshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga kontraktorët dhe kompanitë e mirëmbajtjes. Bëhet me dije se është bërë trajtimi me kripë dhe pastrimi i rrugës nga bora. Në Dardhë, Voskopojë, Bigell Gorricë dhe në Qafën e Qarrit, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë, pasi temperaturat janë shumë të ulëta. Në Qafë Thanë- Kapshticë ka pasur reshje të dobëta. Është bërë pastrimi dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në segmenti fundor prej 20 km te aksit Ura e Cerenecit- Stëblevë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave në rrugë. Në segmentin Lunik-Stëblevë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të pranisë së ngricave në rrugë. Kontraktorët po punojnë në të gjitha akset për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Në Qafën e Llogarasë dhe në Qafën e Muzinës, nuk ka pasur reshje. Kontraktori ka bërë shpërndarjen e kripës që në orët e para të mëngjesit dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes gjate lëvizjes në akset ku ka prezencë ngricash dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...