U zhduk në liqenin e Pogradecit në 31 dhjetor, dallgët nxjerrin trupin e pajetë

Premte, 04 Janar 2019 10:26

Dallgët e forta si pasojë e motit të keq kanë nxjerrë në bregun e liqenit të Pogradecit, trupin e pajetë të peshkatarit që u deklarua i zhdukur më 31 dhjetor.

Trupi i pajetë i Gëzim Seitllari, 53 vjeç, banues në Memlisht, Pogradec, i cili kishte dalë për peshkim në ditën e fundit të vitit të lënë pas, është gjetur mëngjesin e sotëm në bregun e liqenit. Prej disa ditësh polumbarët bën kërkime për gjetjen e kufomës, por u detyruan që ti ndërpresin, për shkak të kushteve atmosferike.

Ishin familjarët ata që bënë denoncimin në polici për të afërmin e tyre i cili prej ditësh kishte humbur kontaktet me ta. Sakaq më 30 dhjetor 2018, dy peshkatarë të tjerë u mbytën po në liqenin e Pogradecit. Dy burrat kishin dalë për peshkim me një varkë të amortizuar në rezervuarin 70 metra të thellë ku kultivonin peshk.

Dyshimet e policisë janë se varka e vjetër e dy peshkatarëve u përmbys dhe ata humbën jetën në rezervuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...