Nis protesta e banorëve të Astirit e cila hyn në ditën e 65 të saj ku banorët e kësaj zone kërkojnë anullimin e projektit të “Unazës së Re”, pasi sipas tyre ai është korruptiv dhe diskriminon duke nxjerrë nga banesat e tyre familjarët të cilët preken ngavepra rrugore.
Ata deklarojnë se protesta e tyre do të vijojë deri në anullimin e projektit duke iu bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t’i mbështesin.
Njëri nga banorët protestues u shpreh se, qeveria që mbjellë e shkul palma me lekët tona që përmbysin autostradat, duhet të dëmshpërblejë banorët me 100% të vlerës së pronës.
“Edi Rama e ka vlerësuar shtëpinë time sa oxhaqet e shtëpisë së tij në Surrel. Ta harroni njëherë e mirë që do të na përcani, ta harroni që do të na blini. Ti i ke orët e numëruara sepse ti i ke blerë votat me lekë droge dhe hashashi, por sot po të pyes: ku e ke kupolën tënde? Ku i ke ish-ministrat që merreshin me bandat e drogës dhe afëra korruptive? Artan Lame, tërhiqe vendimin e legalizimeve”.