Pasi vërtetoi sot se studentët nuk ndalen dot në protestën e tyre as nga mashtrimi që u bëri me gjoja plotësimine kërkesave e as nga zhveshjet bajate me Ermal Mamaqin, Rama ka zgjedhur rrugën e dhunës.
Policia e Tiranës ka shoqëruar sot disa prej studentëve duke përcjellë te ata frikën dhe shantazhin.
Dy prej të shoqëruarve në komisariatin nr 1 janë Vilson Kulemani, Gëëzim Almeta.
Rama po përdor tani gjuhën e dhunës, por studentët nuk i tremben edhe kësaj gjuhe. Ata kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale se nuk frikësohen dhe do të vazhdojnë protestën deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Ndërkohë që drejt komisariatit janë nisur një grup studentësh të cilët do të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të shokëve të tyre.