Pedagogë me dinjitet dhe shërbëtorë të Shullazit

Premte, 01 February 2019 18:55

Një nga ngjarjet me te rëndësishme qe ka mbi tre muaj qe zotëron atë pjese te medias qe është i ka mbetur dinjiteti e profesionalizmi dhe opinionin publik, është protesta e studenteve dhe e pedagogeve. Ajo është një ngjarje e cila jo vetëm nga pikëpamja intelektuale, dimensioni i fuqishëm njerëzor, por mbi te gjitha e forcës se madhe lëvizëse shkundi një shoqëri te tere dhe një qeveri banditësh qe kane marre peng mbi 3 milionë shqiptare. 

E gjithë përmasa e lëvizjes studentore qe nisi dhjetorin e kaluar do te mbetet ne histori jo vetëm për shpresën qe ndezi ne një shoqëri te mbytur nga varfëria dhe qe po zë frymën rrënojat e një shteti te kalbur, por mbi te gjitha për refuzimin qe pjesa e pastër e dinjitoze e studenteve dhe pedagogeve i beri blerjes dhe përçarjes se protestës.
Sot një përfaqësi e pedagogeve shkuan ne një takim me ministren e arsimit takim i cili siç pritej ishte thjesht një asgjë. Kjo jo vetëm për faktin se vete ministrja e Arsimit është pjese e obskurantizmit shtetëror e prodhoi një ligj, por mbi te gjitha ardhja e saj ne atë post është shpërdorim njerëzor e intelektual, pasi askush nuk mund ta mbroje me dot atë ligj qe doli thjesht një paçavure. Por nuk është qëllimi i këtij shkrimi analiza e ligjit atë e kane bere pedagoge e profesioniste. Sot është rasti e momenti për te përshëndetur te gjithë ata pedagoge, qe nuk u bene pjese e skemës se mafies shtetërore ne arsim, e mafies qe ndërhyri ne zgjedhjet e universiteteve me Shullazin ne krye dhe bashke me krimin e organizuar qe ehte partneri kryesor Edi Ramën ne qeveri parlamente kudo. Janë për t’u përshëndetur dhe vlerësuar te gjitha ata pedagoge qe me gjithë te ardhurat e tyre modeste nuk shiten dinjitetin personalitetin dijet e tyre tek mafia shtetërore megjithëse ofertat nuk ishin te pakta, por vendosen te qëndrojnë se bashku me studentet e tyre përballë një shteti mafioz, përballë një kryeministri armik te dijes, arsimit , kulturës. Sepse te shkarravitësh nuk është kulture dhe te jesh emigrant me thonj te palare poshtë urave te Parisit nuk te bën pjese te kulturës franceze.
Një gjë doli vërtet ne drite nga e gjithë kjo proteste. Ajo shërbeu si një lakmus i fuqishëm për te kuptuar e nderuar pedagoget me dinjitet e respekt për veten dhe dijen, nga lakenjtë ashtuquajtur pedagoge por qe e bene pis atë emër te nderuar me shërbesën e tyre jo me ndaj qeverise e Rimës, por ndaj krimit te organizuar. Qëndresa e tyre sot meriton respektin e te gjithëve ne mirënjohjen e te gjithëve ne./ Redaksionale

Modifikuar më Saturday, 02 February 2019 10:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...