Nuk na e ka fajin Bolton!

Premte, 01 February 2019 19:21

Nga  Dritan Kaba/ 

Në analizën e bërë nga Çim Peka ka diçka, me të cilën nuk bie dakord. Nuk është faji i Bolton nëse ndodh shkëmbimi i territoreve, por i liderëve "globalë", në të dy anët e kufirit, Rama-Thaçi, të cilët po i shërbejnë planit Vuçiç-Soros. Ide e vjetër me skenar të ri. Kësaj ideje i ka shërbyer hapur fondacioni "Soros" me qendër në Beograd, me studimin e saj, ku janë rimarrë tezat e Qosiçit dhe janë risjellë sërish.

Po ku qëndron gabimi në këtë analizë shumë profesionale edhe atdhetare, pa dyshim. Pikerisht tek emri i ambasadorit Bolton. Ky është i treti në rradhë, në postin e këshilltarit të sigurisë. Nuk besoj se ai apo qoftë edhe firma e lobimit të Lewandovskit të ketë aq ndikim në amdinistratën amerikane per çështjet krucilae të politikës së jashtme të SHBA.

Po ku qëndron kleçka e vërtetë në planin e ogurzi të shkëmbimit të territoreve?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në vitet ’20 të shekullit të kaluar, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, që përkon edhe me shpalljen e SHBA, si lider botëror dhe i angazhuar seriozisht në politikat ndërkombëtare, mbështesin parimin e vetvendosjes së kombeve. Pikërisht nga ky parim i skalitur dhe i patjetërsueshëm në politikën e jashtme amerikane, nga Presidenti Wilson, përfitoi edhe Shqipëria në konferencën e paqes në Paris më 28 qershor 1919, që solli edhe krijimin e shumë shteteve të reja në Evropë, por edhe në botë. Rënia e Perandorive gjermane, austro-hungareze dhe osmane u shëndrua në mitrën e krijimit të shumë shteteve kombe në mbarë globin. Këto shtete të reja patën përkrahjen e vendosur të Shteteve të Bashkuara. Pikërisht kjo e drejtë e vetvendosjes është në themelet e Kushtetutës dhe vetë themelimit të SHBA. Pikërisht këtë vlerë të saj SHBA mundën t'ja impononin edhe aleatëve të tyre, në Luftën e Parë Botërore, si Britania, Italia dhe Franca. Pa u zgjatur shumë në historinë e fillim shekullit të kaluar, po të njëjtin qëndrim mbajtën SHBA edhe pas Luftës së Dytë Botërore, ku sërish u krijuan një sërë shtetesh të rinj. Po ashtu gjatë viteve të luftës së ftohtë kemi krijimin e shteteve të tjera, që u çliruan nga zotërimet britanike edhe franceze. Në disa raste pas një lufte të përgjakshme çlirimtare, por edhe me "bekimin" e zotëruesve të dikurshëm. Në të gjitha rastet SHBA kanë mbajtur të njëjtin qëndrim.

Me përfundimin e Luftës së ftohtë, në hartën politke të Evropës ndodhën sërish ndryshime, por kësaj rradhe shumë më të mëdha. Lindën shtete të reja. bashkimi Sovjetik u shpërbë, po ashtu edhe Jugosllavia. Diku me luftë dhe gjak, diku me paqe e marrveshje. U bashkuan dy Gjermanitë. Bjellorusia, Moldavia apo Çekia e Sllovakia, Lituania, Letonia dhe Estonia rregulluan kufijtë me fqinjët dhe mes tyre. Po ashtu në këtë fundshekulli u arritën marrveshje të mëdha si ajo mes Palestinës dhe Izraelit apo marrveshja për Bosnjen. Në të gjitha rastet parimi i vetvendosjes është primari në politikën e jashtme të SHBA.

Po çfarë po ndodh sot me Kosovën? Duke e ditur shumë mirë këtë parim të patjetërsueshëm të SHBA, pupacët e Sorosit, Rama-Thaçi-Vuçiç me ndihmën si finaciare, por edhe politike të tij dhe të zyrtarëve të sotëm të BE, të cilët njhen botërisht si përkrahës të planeve të manjatit Soros, Një nga këto është edhe drejtuesja e politikës së jashtme në BE, Mogherini, por nuk ngelet pas as komisioneri i zgjerimit në BE, z. Hahn. Ata me vetëdije kanë bllokuar procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën. Kjo do të ishte një arritje e madhe, jo vetëm por lëvizjen e lirë të njerëzve, por sidomos në forcimin e marrdhënieve me të gjitha shtetet anëtare te Shengeni, ku bëjnë pjesë edhe shtetet e BE, që nuk njohin Kosovën. Do ishte një fitore e madhe politike për Qeverinë e Haradinajt, i cili është deklaruar kundër marrveshjes së shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Zyrtarët e emëruar të BE, me qëllim të qartë politik nuk ja dhanë këtë bonus Kryeministrit të Kosovës, megjithëse ai dhe parlamenti firmosën marrveshjen e kufijve me Malin e Zi. Kjo ishte pengesa e vetme që paraqitej nga Mogherini dhe Hahn, por ky "bonus" nuk mund t'i jepet kundërshtarit real të planit Soros.

Ecejaket e shpeshta të verës së shkuar të Aleksandër Sorosi ne trekendëshin Beograd, Prishtinë dhe Tiranë, ishin më të shpeshta se edhe takimet e Thaçit me vetë Ramën. Pikërisht në këtë kohë u publikua edhe studimi i Fondacionit Soros për ndarjen e Kosovës. Mbështetja shpinë më shpinë e tre pupacëve në mbrojtje të njëri-tjetrit, sa vjen e bëhet edhe më solide. Për të realizuar këtë plan që nuk lindi nga hiçi, por ka kohë që gatuhet në Bruksel dhe New York, lexo qartë jo Washington, duhej edhe një vegjë ku të varej "palltoja' e shkëmbimit të territoreve. Duke e njohur shumë mirë qëndrimin solid prej mëse një shekulli të SHBA mbi të drejtën e vetvendosjes u kërkua që në bisedimet Beograd-Prishtinë, të mos ishte vetëm Brukseli, por edhe Washingtoni. Tashmë dihet që zyrtarëve të BE po ju mbaron emërimi. Të dy zyrtarëve po ju vjen skadenca. Dihet gjithashtu që Gjermania si edhe shtetet e tjera të BE nuk para i marrin seriozisht raportet e Brukselit. Kancelarja Merkel është shprehur qartë kundër kësaj marrveshjeje. Ajo nuk do e përfillte njëmarrveshje me firmën e Mogherinit. Ashtu si bëri edhe me raportin e saj për hapjen e negociatave me qeverinë e kriminalizuar të Rilindjes.

Të mos harrojmë mbështetjen që SHBA dhanë për marrveshjen e Prespës, Dy shtete sovrane me shumicën e tyre të përfaqësuesve të zgjedhur i dhanë votbesimin ndryshimit të emrit.

Po kështu edhe në letrën e Presidentit Trump drejtuar liderve të Kosovës, ku i jepet mbështetje bisedimeve Serbi-Kosovë thuhet qartë, që SHBA mbështesin një marrveshje të mbështetur nga të gjithë faktorët poltikë të Kosovës. Parimi vetvendosjes edhe këtu është i qartë. Gjtihashtu mbështetja që dha SHBA krijimit të ushtrisë së Kosovës, pavarësisht nga "tekat" e aleatëve të tjerë të NATO, tregon qartë vendosmërinë në parimin një shekullor të politikës së jashtme të SHBA.

Kështu i dashur Cim Peka nuk na e ka fajin Bolton nëse "liderët" tanë duan të falin pjesë nga trojet e Republikës së Kosovës, për llogari të tjetërkujt.

SHBA nuk janë xhandari i botës, por ato respektojnë çdo vendim të vendeve sovrane.

Janë shqiptarët në të dy anët e kufirit që do vendosin për të ardhmen e tyre.

Nuk ka asnjë Bolton dhe asnjë Lewandovski, sa do që të lobojnë apo të paguhen, që e shndërrojnë këtë parim të shenjtë të politikës amerikane.

E keqja Kosovës nuk i vjen nga Bolton, por nga Thaçët, Ramët e Batonët shqiptarë. Janë ata që mbështesin dhe po e lobojnë bashkë me Vuçiçët këtë projekt të zi.

Modifikuar më Premte, 01 February 2019 19:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...