Kujdes! Një doras i konfliktit civil po vegjeton në kryeministri

Hënë, 04 February 2019 15:17

Nga Ilir Nikolla

Me rritjen e temperaturës politike dhe afrimin e 16 shkurtit, Rama s’po gjen rrugë tjetër shpëtimi veç asaj të trashjes së zullumit. Ai e harxhon gjithë ditën, jo duke u shqetësuar për të qeverisur, por duke qëmtuar si mund të shkaktojë përplasje e trazira paraprake, prej të cilave mund të errësohet protesta a së paku t’i mbivendosen asaj motivet. Qëllimi është që çfarëdo të ndodhë me 16 shkurt, ai të mund të rreshtojë disa alibi që të mund të justifikojë sa të mundet absurdin se populli doli në shesh, por ama s’doli ekskluzivisht kundër tij.
Në këto dy javë paniku, nga Edi Rama presim vazhdimisht dalje irracionale e në prapaskenë edhe urdhra irracionalë. Por ngjarjet e dy ditëve të fundit rrezikojnë ta demaskojnë kryeministrin si dorasin publik të disa ngjarjeve rrugaçërore që mund të ngjasin. Porosia gati publike e kryeministrit që beteja për universitetin të shndërrohet në një luftë civile masive mes disa palë studentësh, mes studentëve dhe një grupi pedagogësh apo edhe mes disa grupe pedagogësh kundër njëri-tjetrit është një shenjë e qartë se kryeministri është në kërkim të një konflikti civil. Ai bile s’ka përtuar edhe të identifikojë viktima potenciale, duke përmendur emrat e disa pedagogëve si shënjestra. Më tej, emulacioni që nxit ndaj studentëve, se po rrinë si pula e s’po i marrin në dorë mjediset e universiteteve, është një thirrje që s’i shkon as një aktivisti “no global”, lëre më një kryeministri në detyrë e përgjegjësit kryesor për kolapsin e jetës universitare.
Ai po shndërrohet edhe në një doras të përplasjeve në botën ekonomike. Industrisë fasone përshembull i kërkon të ngrenë masivisht pagat, ndërkohë që Bankën e Shqipërisë e mban nën shënjestër që asnjë ndërhyrje të mos bëhet në kursin e valutës, të paktën derisa disa syresh në manifaktura të ngrenë duart lart e të dorëzohen.
Sa i përket zullumit në diplomaci, s’ka nevojë të përmendim raste. Angazhimi masiv i Tiranës në planin e Vuçiçit për shkëmbimin e territoreve është aq açik, sa s’është çudi që mendjet perverse të “pi-ar”-it qeveritar të kenë arkitektuar edhe personazhe që duhen me u shitue (veç politikisht shpresojmë), në mënyrë që çështja të marrë vëmendjen e duhur, sakrifica gjithashtu, dhe të krijohet mundësia që edhe protestuesit të klasifikohen si armiqtë e këtij procesi “historik”.
Merret vesh se irracionaliteti i pritshëm i kryeministrit nuk ka shumë gjasa të prodhojë rezultate, por kjo s’ka pse të na bëjë të neglizhojmë rrezikshmërinë e kësaj sjelljeje. Pres që vetë bota akademike t’i refuzojë këto shtysa për dhunë, ndërkohë që një paralajmërim publik u duhet dhënë të gjithë kalecëve kalemxhinj që këto ditë kanë mbushur facebuqet e tyre me paralajmërime serioze për ata që i përgjigjen berihajit të opozitës.
16 shkurti nuk ka kthim, por duhet bërë gjithçka që të kufizohen dëmet që vijnë nga irracionaliteti i vendimeve të Edi Ramës këto ditë. Sa më shumë afrohet data e protestës, aq më shumë do kërkojë kryeministri ta trashë zullumin. Me shpresë se litari i zullumit do këputet para 16 shkurtit, apeloj kujdes ndaj një politikani që mendon se veç shpërthimi i një konflikti civil mund ta mbajë – në mos në kolltuk – të paktën në politikë.

Modifikuar më Tuesday, 05 February 2019 09:09

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...