Banorët e Astrit kanë dalë ditën e sotme në protestë dhe kërkojnë anullimin e projektit të “Unazës së Re”. Ata shprehen se ky është një projekt korruptiv dhe se Rama dhe Veliaj nuk mund të shembë banesat e tyre.
“Edi Rama ka mbaruar, ka mbaruar, qeveria është rrëzuar, është rrëzuar. Ti nuk je kryetari jonë. Veliaj do të tërheqim zvarrë nga bashkia”, u shpreh një prej banorëve.
Pranë tyre ndodhet dhe deputeti i PD-së Klevis Balliu i cili shprehet se protestuesit janë sovrani dhe se PD është në mbështetje të tyre.
“Nëse këta mendojnë të përdorin forcën e kanë shumë gabim pasi sovrani është këtu dhe po thotë o dorëzohu, o largohu. Unë ftoj të gjithë qytetarët t’u bashkohen juve. Kjo qeveri nuk njeh ligjin por njeh vetëm mashtrimin. As Veliaj dhe as Rama nuk mund të vijnë këtu dhe të prishin banesat tuaja.”, u shpreh Balliu.