Intervista e Kryeministrit Edi Rama në “Xing me Ermalin” u prit me mjaft ovacione dhe kritika në internet, aq sa moderatori u detyrua të thoshte se “nuk është paguar për pyetjet që i bëri”.
Në një postim të fundit Mamaqi ka publikuar pjesët më të mira të intervistës, ndërsa pyet ndjekësit se cila pjesë ju pëlqeu.
Mes komenteve të shumta nuk ka munguar ai i këngëtares Besa Kokëdhima, e cila e quan kryeministrin njeri karagjoz dhe një njeri për një showman, por jo kryeministër.
Më pas ajo shton se: “Thelbi i përgjegjësive politike për situatat në vend mungonte, transparenca apo retrospektiva për keqqeverisjen ekstreme mungonte, si gjithmonë Rama është super si showman dhe humorist, thjesht jo si kryeministër.”