Shkodra si Palermo, shumë vrasje, por asnjë gjurmë për ekzekutuesit

Hënë, 07 Janar 2019 21:20

Gjatë vitit 2018 në qytetin e Shkodrës ndodhën një sërë krimesh të rënda.
Por, pavarësisht se ato bënë bujë dhe e kthyen qytetin në një “Palermo”, hetuesit nuk kanë gjetur akoma gjurmë që të çojnë tek ekzekutorët.

“Isha duke peshkuar kur vranë Arjanin, i njoh ata që e qëlluan”. Kështu besohet të jetë shpreh tregtari i peshkut Fatos Ferracaku pasi ekzekutuan kushëririn e tij Arjan Ferracakun.

Ky thashethem u përdor si motiv ndaj atentatit në ambjentet e tregut, ku dhe ushtronte aktivitetin e tij. nPo pinte kafe me kunatin Fatmir Mehaj, i cili mbeti i plagosur.

Para kësaj ngjarjeje disa krime kishin ndodhur në Shkodër njeri pas tjetrit në vitin 2018.

Pesë të vrarë, 2 të zhdukur dhe 1 atentat me tritol.

Nisi me terrorin në mes të qytetit. Një bombë shpërtheu mes njerëzve. U plagos personi për të cilin u tha se ishte shenjestra i njohur si i forti në Shkodër, Lul Kulla.

Pamjet ngjanin si një akt terrorist ku 6 persona të tjerë mbetën të plagosur. Çdo gjë u shkatërrua, por Kulla shpëtoi. Për të, tre të rinj nga Elbasani janë në pranga të dyshuar si të paguar për të eleminuar 42-vjeçarin.

Në qershor, 2 persona u zhdukën në Shkodër pa lënë asnjë gjurmë. Gëzim Hysa dhe nipi i tij Agron Molla. Asnjë shenjë jete, asnjë telefonatë.

Në 15 korrik vritet Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci brenda në makinë. Fëmija i tyre 5-vjeç i shpëtoi plumbave.

Në 8 gusht u vra në një atentat mafioz Fabardh Lici, kunati i Lul Kullës. Lici ishte duke pirë kafen e mëngjesit, kur dy persona e qëllojnë me breshëri kallashnikovi.

Arjan Ferracaku ekzekutohet në 1 shtator në momentin që ishte duke kaluar në zonën e Hidrovorit në Dobraç të Shkodrës. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi nga dy persona, por që deri më sot Policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë.

Modifikuar më Hënë, 07 Janar 2019 21:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...