Kamza nevojë për mbi 70 bursa për studentët, Xhelal Mziu: Ministria ka akorduar vetëm 15!

E Enjte, 10 Janar 2019 10:19

Diskriminimi ndaj Kamzës dhe banorëve të saj nga qeveria e Rilindjes vazhdon! I radhës është nga ministria e Arsimit, Sportit, Rinisë e cila nuk plotëson nevojën e duhur të bashkisë për bursa për studentët që plotësojnë kriteret! 

Në fund të nëntorit të vitit 2018, MASR i ka dërguar një shkresë Bashkisë Kamëz, e cila është Njësia Administrative e gjashta në shkallë vendi ku i bën të ditur që numri i miratuar i bursave për studentët e regjistruare në vitin e parë akademik 2018-2019 për Bashkinë Kamëz është 15 bursa. Në të njëjtën shkresë MASR duke vlerësuar bashkëpunimin e Bashkisë Kamëz që në fakt nuk ka munguar kërkon shqyrtimin dhe miratimin e bursave brenda datës 31 janar 2019.
Ky numër bursash i akorduar nga Ministria e Arsimit dhe Rinisë është shumë më i vogël krahasuar me nevojat që ka Bashkia Kamëz.  Ky diskriminim nga MASR është i përsëritur dhe pavarësisht ankesave dhe kërkesave përmes shkresave nga Bashkia Kamëz për shtim të këtij numri, ministria dhe qeveria kanë bërë veshin e shurdhër. Kryetari i Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu thotë se: -“Gjendur ngushtë përballë kësaj situate Bashkia Kamëz pasi ka trajtuar me përparësi studentët e shkëlqyer, ata me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit dhe invalidit, paraplegjik/tetraplegjik, personat me aftësi të kufizuar shikimi, si dhe kategoritë e tjera të përcaktuara ne vendim te KM, rezulton se numri i dosjeve që përmbushin kriteret për të përfituar bursë është mbi 70”.
Në një shkresë që kryebashkiaku Xhelal Mziu i dërgon MASR shkruhet: - “Vetëm numri i studentëve të vitit të parë me statusin e jetimit është dyfish i numrit 15 të miratuar nga MASR. Referuar VKM nr. 697 datë 21.11.2018 “Për një shtesë në VKM nr. 903 datë 21.12.2016, pika 3.1”, ku përjashtimisht për vitin shkollor 2018-2019, këtij numri i shtohen dhe studentët në vitet pas vitit të parë që studiojnë në programet e studimit në degët e mësuesisë, numri i bursave duhej të ishte shumë më i madh. Jeni të lutur që të akordoni bursa shtesë për Zyrën Arsimore Kamëz, në mënyrë që Bashkia ti akordojë bursë studentëve që plotësojnë kriteret sipas VKM nr. 903, datë 21.12.2016 dhe VKM nr. 697 datë 21.11.2018”.
Kujtojmë këtu faktin që ministria e Arsimit dhe qeveria Rama nuk i janë përgjigjur Bashkisë Kamëz dhe shkresave të kryebashkiakut Xhelal Mziu për shtim fondesh për ndërtim shkollash, kopshtesh, çerdhesh,  apo dhe shtim të personelit mësimore dhe ndihmës në institucionet e arsimit në Kamëz.

Modifikuar më E Enjte, 10 Janar 2019 10:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...