8 janari pika e kthesës -Çfarë po ndodh me euron në Shqipëri? Pritshmëritë e 2019

E Enjte, 10 Janar 2019 10:32

Java e dytë e janarit ka nisur me një rikuperim të monedhës euro kundrejt lekut. Në ditët e para të vitit, monedha europiane nuk njohu ndonjë forcim të konsiderueshëm kundrejt lekut duke qendruar në vlera të pandryshuara (blerje 123.2 lekë/shitje 123.8 lekë).

Nisja e javës së dytë të janarit shënoi edhe nisjen e një trendi rritës të euros kundrejt lekut. Me 8 janar, euro njohu një forcim të lehtë kundrejt lekut, duke u blerë me 123.4 lekë dhe duke u shitur me 124 lekë. Trendi rritës i euros kundrejt lekut vijoi edhe me 9 janar ku euro arriti në kuotën e 123.6 lekëve në blerje dhe 123.6 lekëve në shitje.

E gjatë ditës së sotme, 10 janar, euro ka arritur në nivelin e 124 lekëve në blerje ndërsa në shitje 124.8 lekëve duke njohur në këtë mënyrë një kapërcim të pozicionit të mbajtur për javë me radhë ku gjendej në nivelin e 123 lekëve si në blerje ashtu edhe në shitje. Në pak ditë euro ka arritur të forcohet me 0.8 pikë kundrejt lekut në blerje e me 1 pikë në shitje, një ritëm rritje që nuk e kishte njohur prej kohësh.
Gjatë vitit 2019 e në vijim, euro parashikohet të ketë një rritje kundrejt lekut, por kjo rritje do të jetë e moderuar e që do të vijojë të qendrojë poshtë mesatares historike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...