Dhuna ndaj studentëve në fakultete, reagon Avokati i Popullit: E paparanueshme!

Premte, 11 Janar 2019 18:10

Avokati i popullit ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga policia mbi disa studentë në disa fakultete të Universitetit të Tiranës.

“Avokati i Popullit shpreh shqetësimin për qasjen represive ndaj formave të ndryshme të protestës së një numri studentësh shqiptarë të cilët kërkojnë plotësimin e disa pikave me synim përmirësimin e gjendjes së arsimit universitar në vend.

Ndërsa institucionalisht vlerësojmë si një zgjidhje pozitive uljen e tarifave dhe adresimin e disa prej kërkesave të studentëve, mendojmë se studentët janë ata që kanë të drejtë të bejnë vlerësimin përfundimtar në lidhje me realizimin e kërkesave të tyre.

Institucioni i Avokatit të Popullit për të disatën herë kërkon që autoritetet tona të garantojnë me të gjitha mënyrat që qytetarët ta shprehin pakënaqësinë e tyre në mënyrë paqësore, të pashqetësuar e të pa vënë nën presione të çdo lloji.

Gjithashtu, janë në kufijtë e të papranueshmes justifikimet se përdorimi i forcës për shpërndarjen e studentëve që kanë zgjedhur ta zhvillojnë protestën e tyre në ambientet universitare, bëhet për të garantuar zhvillimin normal të mësimit në ato ambiente.

Ndërkohë që prej më se një muaji është bërë e qartë nga protestat e studentëve se situata nuk është normale, nuk ka asnjë “normalitet” që po ndërpritet nga vijimi i shprehjes së pakënaqësisë së studentëve.

Avokati i Popullit bën thirrje që askush të mos ushtrojë asnjë lloj forme intimidimi apo presioni të fshehur apo të drejtpërdrejtë për të cenuar të drejten e studentëve për të protestuar dhe të zgjidhet një qasje e re mirëkuptuese, dëgjuese dhe vetëkorrigjuese përballë kërkesave të tyre të drejta.

Ekipet e Avokatit të Popullit janë në ndjekje të vazhdueshme të situatës në të gjitha lokacionet e saj, ata kanë bashkëbiseduar me studentë dhe kanë marrë ankesat e tyre.

Avokati i Popullit do te kryeje procesin e verifikimit te ketyre ankesave ne perputhje me ligjin dhe do te nxjerre konkluzionet perkatese ne rast se do te konstatohen shkelje te te drejtave te njeriut dhe keqperdorim te autoritetit administrativ shteteror.”– thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...