Sulmet ndaj qeverisë së tepsisë dhe Rilindjes po vijnë nga të gjitha drejtimet për faktin e vetëm pasi ajo veçse e korruptuar është dhe e inkriminuar.
Veç grupeve brenda llojit që janë hedhur në sulm ndaj njëri-tjetrit, janë dhe ndërkombëtarët, veçanërisht mediat që po evidentojnë qartë këtë përfshirje të zyrtarëve të lartë të Rilindjes në krim. Kur lufta brenda llojit ishte në kulmin e saj dhe Fatmir Xhafa për llogari të një grupi brenda Rilindjes nisi goditjet e fuqishme kundër bandave të lidhur me një segment të Rilindjes si dhe zyrtarëve të lartë të saj në shërbim të krimit menjëherë iu pre koka. U kuptua dhe iu dha mesazh Xhafës se kishte kaluar vijën e kuqe duke bërë atë që nuk i duhej Ramës si kreu i organizatës Rilindjes dhe vet organizatës në drejtim të pushtetit. Pavarësisht se Xhafa tashmë nuk është ministër dhe a mundi të bëj ca goditje ndaj disa zyrtarëve të lartë të Rilindjes, çështja është se kjo luftë nuk ka përfunduar dhe duket se ka pasur dhe mbështetje ndërkombëtare. Në zbardhjet që bëri Zëri i Amerikës të përgjimeve të dosjes ndaj Arben Çukos duket qartë sulmi ndaj njeriut të afërt të Edi Ramës, Vali Bizhgës.
“Në Shqipëri, hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga’, shkruhet në Faqen zyrtare të Zërit të Amerikës në Facebook.