Zv.kryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, ishte e ftuar në edicionin e lajmeve të Syri.net, ku ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri.
Xhixho tha se ai që po mban peng arsimin e të rinjve shqiptarë dhe zhvillimin e mësimit në Universitet është kryeministri Edi Rama.
Sipas saj Rama nuk ka plotësuar asnjë nga kërkesat e studentëve.
‘Kryeministri Rama është ai që po mban peng fillimin e mësimit, pasi ai nuk plotëson kërkesat e tyre.. Studentët nuk kanë besim tek Rama dhe tani kanë dalë me një kërkesë ku kërkojnë rrëzimin e plotë të Arsimit të Lartë. Rama tregoi që jo vetëm nuk e do zgjidhjen, por po kërkon të fusë në një lojë dhe përçarje studentët me pedagogët’, u shpreh Xhixho.
Më tej zv.kryetarja e LSI theksoi se policia duhet të qëndrojë larg fakulteteve dhe të ndalë menjëherë dhunën ndaj studentëve
‘Policia nuk mund të ndërhyjë në Universitete. Ajo lejohet të hyjë në Universitete vetëm në rastet kur ka ngjarje të jashtëzakonshme’ tha Xhixho.