Dua Lipa tanimë është në kulmin e suksesit të saj duke marrë titullin si këngëtarja më e nominuar në “Brit Awards” për vitin 2019 si dhe artistja më e mire pop në Britaninë e Madhe.
Dua përveç stilit të veçantë të këngëve, gjithmonë na shfaqet me një stil unik dhe glamour në veshje dhe make up në evenimentet ku merr pjesë, duke qenë se të gjithë fansat e saj mezi presin të shikojnë artisten në tapetin e kuq. Por me sa duket disa gjera nuk po shkojnë siç duhet për artisten.
Me një postim në Insta Story, Dua ka ndarë një problem që ka kohët e fundit me lëkurën e saj. Ajo si rrallëherë duket e acaruar dhe me akne . Poshtë postimit ajo shkruan: “Lëkura ime është në një gjendje të çmendur”.
Le të shpresojmë që lëkura e Duas të kthehet përsëri në normalitet dhe nga ana tjetër, ta përgëzojmë për faktin që nuk ngurron të tregojë se hera herës, edhe ajo ka probleme të tilla, si të gjithë ne.