Në një kohë kur studentë të universiteteve publike në Tiranë janë ngujuar nëpër fakultete, dhe paralelisht me ta protestojnë edhe kolegët e tyre të “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan dhe “Aleksandër Moisiu” Durrës, të rinjtë e Partisë Socialiste nuk heqin dorë nga përpjekjet e tyre për të shpëtuar kryetarin e tyre Edi Rama.
Në përpjekje për sfumimin e qëndresës së paprecedentë të studentëve, e cila prej më shumë se një javë është përshkallëzuar me ngujim edhe gjatë natës të studentëve në auditoret e tyre, anëtarët e FRESSH-it po bëjnë çdo përpjekje për të krijuar iluzionin në fakultet bëhet mësim i rregullt.
Një fakt i i tillë bëhet i ditur nga zbardhja e e bisedave telefonike, ku Fressh mësyn në fakultete, për të tentuar sfumimin e bojkotit të mësimit nga studentët. Anëtarët e FRESSH-it kanë dhënë udhëzime njëri-tjetrit për të hyrë në mësim dhe për të marrë pjesë në leksione. Udhëzimi në Fakultetin Juridik është bërë nga studentja Edrilona Uzeiri, e cila është edhe anëtare e klubit të juristëve në FRESSH.
Për më shumë, shihni në foto bisedat që Uzeiri bën me studentët për të krijuar idenë e mësimit të rregullt në fakultet.