Pas publikimit të përgjimeve nga dosja e prokurorisë të ish-drejtorit të Burgjeve Arben Çuko, Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Zërin e Amerikës.
Rama për herë të parë sulmoi ashpër agjencinë mediatike me bazë në SHBA, duke e quajtur “kazan” ndërsa tha se merret me shpifje bazuar në llogje telefonike.
Pas sulmit të Ramës, ka ardhur përgjigjja indirekte e drejtorit të VOA-s Elez Biberaj.
Biberaj ka publikuar logon e VOA-s që mbushi plot 75 vjet transmetim.
Zëri i Amerikës transmeton lajme, informacione, programe edukimi dhe kulturore për një audiencë që vlerësohet në 125 milion njerëz në të gjithë botën.