Me forcën e kartoni Parlamenti i ndaloi sot opozitës që të ushtrojë të drejtën e diskutimit. NË mbledhjen e jashtëzakonshme ku pritet të votohen ministrat e rinj të Ramës. Opozita ka kërkuar që procedura e votimit të vijojë edhe me diskutim nga ana e deputetëve. Madje ka paraqitur edhe listën e folësve në seancë. Por me urdhër të Kryeministrit, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci ka shkelur rregulloren e Kuvendit duke ndalur fjalën e lirë.
Pas kësaj deputetët e opozitës lanë sallën në mënyrë demonstrative, duke mos marrë pjesë në votim.
Spaho: Nuk kemi bërë kërkesë për mënyrën e votimit, por kemi bërë kërkesë që shqyrtimi i dekreteve për ndryshimin e qeverisë bëhet me debat. Kemi paraqitur listën e folësave për çdo grup parlamentar. Mbi bazën e kësaj kërekse kërkojmë të zhvillohet debat sepse na mbështet rregullorja dhe Kushtetuta. Njofto që do të zhvillohet debat për shkarkimin dhe emërimin e Ministrave.
Vasili: Kemi biseduar dhe me stafin tuaj, i cili kërkoi ndryshe nga herët e tjera të depozitoheshin që përpara dhe zyrtarisht lista e diskutantëve. E kemi kryer këtë procedurë. Nuk ka asnjë pikë të vetme të rregullores që ndalon diskutimin dhe debatin. Po prisnim që ju të prezantonit listën e diskutantëve, sikundër rregullorja e kërkon. Kërkoj dhe dua të di arsyet se pse kjo nuk u njoftua nga ana juaj.