Gazetari, letër Lu-së: Se pate fatin që Balili të hipte te makina jote

E mërkurë, 16 Janar 2019 17:05

Analisti Ylli Dylgjeri ka publikuar një letër publike për ish-ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu, lidhur me dorëzimin e Kelmend Balilit.

Dylgjeri shprehet se ngjarja e djeshme i kujtoi një histori të kohës së komunizmit, ndërsa shton se nëse Lu do të ishte ende në vendin tonë, do ti dorëzohej edhe atij. “Ta hipje në makinë e të zbriste në Komisariat rehat! Por…se pate këtë fat”!

Letra e Dylgjerit për ambasadorin Lu

Letër ish ambasadorit Lu
Ambasadës USA
KIRKIZSTAN

I nderuar ambasador,
Më pranoni sot tu shkruaj në pak rradhë një lajm të madh. Ju shkruaj Ju, se këtu akoma
nuk ka ardhur Ambasadori i Ri dhe thuhet se
Ju sërisht i mbuloni të dy vëndet tona.
Zoti Balili, “Eskobari i Ballkanit” u vetëdorëzua!
Me këte rast dhe amaneti Yt për së gjalli, shkoj në vend. Dosja u plotësua e Balili u vetdorëzua.
I lumtë! U deshën 3 vite luftë e përpjekje Tuaj, Tonat, dhe te “Atyre” që ti mbushim mendjen
që Ai ti hipte Benxi-t e ti dorëzohej kolonel Veliut. Komisar Katani, italiani, doli demode në këtë vend. Ai tashmë i përket filmave të shekullit tjetër. Edhe kjo që s’ishte dëgjuar ndodhi.

Më kujtoj ky dorëzim me kushte, një histori nga koha e Partisë tonë të PPSH-se. Isha për të bërë një emision radiofonik me rininë, në burgun e Batrës, në Martanesh. Dimër si tani. Kishte ngrirë gjithëçka. Të vetmit që punonin ishin të burgosurit në minieren e kromit. Bashkë me to, punonte edhe një i dënuar ordiner. Ai mblidhte dru në pyll. Ecte 1 orë nëpër borë jashtë burgut. Kur e bënte barrën e druve, kthehej përsëri vetë në burg. Largqoftë, nuk ikte, të arratisej. E kishte bindur Partia dhe “shokët” për vendin që i takonte në burg…
Ja si përsëriten gjërat..

Po të ishe Ti këtu, do të dorëzohej edhe Ty:
-ta hipje në makinë e të zbriste në Komisariat rehat! Por…se pate këtë fat!
Një arritje tjetër e madhe është se më në fund, edhe lufta kundër krimit të organizuar
po na del me fitim. Nuk vinë më të shumëkërkuarit përpara kohe në qeli, qe të harxhojmë gardianë, përgjime e celular. Vinë atëherë kur, ku, e si duhet.
Nejse, Ti tregova këto si ekspert që Je, per ti përdorur atje ne Kirkizstan. Edhe aty luhet shahu.
Duke e mbyllur letrën, Ju uroj suksese edhe në implementimin e reformës së drejtësise në Kirkizstan.
Respekte,
Star Dylgjeri

Modifikuar më E mërkurë, 16 Janar 2019 22:31
Login to post comments