Policia 14 operacione për ta kapur,Balili: Nuk më janë afruar asnjëherë, kam shkuar edhe në shtëpi

E mërkurë, 16 Janar 2019 21:17

Klement Balili është shprehur se nuk kishte besim tek drejtësia dhe kjo ishte arsye pse ai vendosi të qëndronte në arrati për 2 vite.

Në një intervistë për gazetarin Artan Hoxha, e transmetuar në emisionin “Repolitix”, Balili tha se çështja e tij u politizua ndërsa ka treguar edhe momentin kur u arrestua në vitin 2006, por u lirua për mungesë provash.

“Çështja u politizua. U bënë shumë akuza të rënda mbi mua dhe nuk kisha besim.

Jam arrestuar në 2006, qëndrova në burg për gjashtë muaj dhe u lirova për mungesë provash”, u shpreh Balili.

Ai ka treguar gjithashtu se gjatë kohës kur ishte në arrati nuk është larguar asnjëherë nga Shqipëria dhe se policia, në të gjitha aksionet që ka zhvilluar ka qenë shumë larg vendndodhjes së tij.

“Nuk jam larguar asnjëherë.

Atje ku kam qëndruar unë nuk ka ardhur ndonjëherë afër policia.

Policia kërkonte vetëm shtëpinë në fshat, unë nuk rrija aty.

Unë kam ardhur në shtëpi dhe kam ikur”, u shpreh Balili.

Modifikuar më E mërkurë, 16 Janar 2019 21:54
Login to post comments