Ish-deputeti i PD-së, Allsan Dogjani i ftuar në "Arena" në Ora News, thotë se Klement Balili u ka emëruar një pjesë të drejtuesve të policisë në zonën e tij.
Pjesë nga debati:
Dogjani: Ai është i rrezikshëm për shoqërinë. Ai mund të ketë futur 5 mijë veta në punë. Një pjesë e mirë e drejtuesve të policisë në ato zona andej janë komanduar dhe janë vënë në poste nga Balili. Di raste nga Kruja kur ministri i Brendshëm merrej në telefon dhe thoshte ma vë filanin shef në Shijak. Ti ke drejtues policie që sot bëjnë punën e partisë. Kam respekt për pjesën e shëndoshë të policisë që vuajnë.Një pjesë e mirë e drejtuesve i ka vendosur Balili, X, Y-ni. Shqipëria është në emergjencë kombëtare që s'ka ku shkon më.