Studentët prej një jave kanë përshkallëzuar protestën e tyre, tashmë veç bojkotit, një pjesë prej tyre janë ngujuar nëpër fakultetet respektive.
Sipas informacioneve të fundit, mësohet se edhe studentët e Universitetit Fan S. Noli, kanë vendosur që të ngujohen.
Vendimi është marrë nga Këshilli Studentor ku thuhet se kanë vendosur të ngujohen në ambientet e Fakultetit Ekonomik, ndonëse temperaturat janë me minus dhe nuk ka asnjë ngrohje. Ata janë të vendosur deri në plotësimin e kërkesave të parashtruara ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrit Edi Rama.