“Do të tërheqim zvarrë se e ke mbushur kupën”, protestuesit paralajmërojnë Ramën (VIDEO)

E Enjte, 17 Janar 2019 17:31

Ka nisur edhe sot, protesta e banorëve të Unazës së re, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e projektit të “Unazës së Madhe” që prek banesat e tyre. Në ditën e 75-të protestës, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë mbërthyer vendin, banorët kanë bllokuar rrugën kryesore, ndërsa me thirrje dhe pankarta në duar kërkojnë anulim të projektit.

“Ne jemi shembulli i gjithë Shqipërisë se kemi 75 ditë që luftojmë për shtëpitë tona. Jo nga Kamza, por edhe nga Saranda do vimë këtu ta tërheqim zvarrë Edi Ramën se e ka mbushu kupën.

 Do t’na fusin në konflikt për një arsye vërtet madhore që të mbushë xhepat Edi Rama. Këtu po protesojmë, këtu është puna jonë. Në Unazën e Re vendosim ne, vendos sofrani. Por ti nuk di të mbash fjalën se je femër”, u shpreh një nga banorët.

Të pranishëm në protestë në mbështetje të banorëve, ishin edhe deputetët e opozitës. Deputeti demokrat, Klevis Balliu nga protesta nuk kurseu akuzat ndaj kreut të qeverisë, Edi Ramës, ndërsa paralajmëroi edhe revolta masive.

“Të dashur qytetarë siç kishim lajmëruar këtu do japin llogari. Seancën e fundit parlamentare nuk donin diskutime se e dinim që do flisnim për aferën korruptive të Unazës së Re. Ku më mirë sesa këtu në këtë shesh që ne e kemi bërë shesh heroik. Pa anulimin e projektit nuk do tëketë anjë hap nga kjo qeveri. Ndërkohë që ky zotëria kërkon negociata me studentët, bën sikur bën pseunegociata me disa banorë të astirit, por me sovranin nuk ka negociata. Ku nuk ka parlament dhe institucione, nuk mbetet gjë tjetër veçse revolta”, tha deputeti demokrat, Klevis Balliu.

Modifikuar më E Enjte, 17 Janar 2019 17:57

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...