Studentët thirrje pedagogëve: Të bashkohen me ne në protestë

Saturday, 19 Janar 2019 21:19

Pavarësisht Draft-Paktit të prezantuar një ditë më parë nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, studentët shprehen të vendosur në protestën e tyre dhe të bindur për bojkotimin e mësimit. Përmes një deklaratë për mediat, përfaqësues nga protesta e studentëve, i bëjnë thirrje pedagogëve t’i bashkohen ‘fizikisht’ qëndresës së tyre.

“Në vijueshmëri të protestës studentore dhe zhvillimeve të ndodhura këto ditë duam të sqarojmë gjithë opinionin publik dhe studentët se: Së pari, ne si studentë nuk jemi tërhequr nga beteja jonë kryesore për një arsim cilësor. Së dyti, aktualisht ndodhemi në një moment kyç të protestës sonë dhe jemi në pritje të pedagogëve që përtej deklaratave dhe inkurajimeve verbale që na japin, të na bashkohen edhe fizikisht në protestë dhe bojkot të procesit mësimor deri në plotësimin real të kërkesave tona. Universiteti është i studentëve dhe pedagogëve bashkë”, shprehen studentet.

Ndërkaq pak kohë më parë, kanë qenë vetë pedagogët ata që kanë paralajmëruar protesta nisur nga e hëna.

Deklaratë për media

Në vijueshmëri të protestës studentore dhe zhvillimeve
të ndodhura këto ditë duam të sqarojmë gjithë
opinionin publik dhe studentët se:
Së pari, ne si studentë nuk jemi tërhequr nga beteja
jonë kryesore për një arsim cilësor.
Së dyti, aktualisht ndodhemi në një moment kyç të
protestës sonë dhe jemi në pritje të pedagogëve që
përtej deklaratave dhe inkurajimeve verbale që na
japin, të na bashkohen edhe fizikisht në protestë
dhe bojkot të procesit mësimor deri në plotësimin
real të kërkesave tona.
Universiteti është i studentëve dhe pedagogëve
bashkë.
Nga nevoja për të mundësuar transparencë, duam
t'iu bëjmë me dije se në kuadër të bashkëpunimit
me pedagogët si çdo ditë të protestës edhe ditën
e djeshme më datë 18 Janar 2019, zhvilluam një
takim student-pedagog në ambientet e universitetit,
ku ftesës drejtuar disa pedagogëve ju përgjigj edhe
prof. Mimoza Manxhari.
Gjatë diskutimeve mes nesh, disa studentë me
prapavijë partiake, sulmuan Prof. Manxharin me
pretendimin se 'ajo si person që ngel shumë studentë
nuk duhet të jetë mes nesh'.
Ne studentet reaguam menjëherë ndaj këtyre
sulmeve dhe vazhdojmë të ftojmë çdo pedagog
të na bashkohet për të mundësuar përmbushjen e
misionit të protestës tonë.
Ne nuk duam të bëjmë avokatin e asnjë pedagogu,
por as nuk mund të lejojmë akuzat e pabaza dhe të
paramenduara nga individ të veçantë.
Padyshim që ne do të insistojmë, që të krijohen
mekaniza që të vërtetojnë performancën e
çdo pedagogu.
Sulmet e djeshme ishin të dirigjuara nga individë që
janë pjesë e forumeve partiake PD-PS-LSI dhe që
veprojnë për llogari të Dekanit të FEUT Dhori Kule.
Konkretisht Kristian Kina, kryetar i studentëve në
Senatin Akademik, UT dhe anëtar i zjarrtë i LSI, dje
(dhe jo vetëm) për llogari të Dekanit Dhori Kule
ka iniciuar prishjen e diskutimit nëpërmjet sulmit
aspak qytetar dhe të ndershëm ndaj pedagoges
në fjalë e së bashku me militant të tjerë rreth vetes
krijuan kaos dhe tension.
Duke filluar që prej ditës së sotme përveç 8 kërkesave
tona ndaj qeverisë, kërkesave të veçanta ndaj
Rektoratit dhe Dekanatit, ne studentët kërkojmë edhe
dorëheqjen Dekanit të FEUT Dhori Kule për arsye se
qartësisht me qëndrimet e tij pasive, aspak serioze
dhe shumë larg të qënurit profesionale është rreshtuar
krah pushtetit të djeshëm dhe të sotëm duke mbajtur
qëndrim injorues dhe hapur kundër studentëve.
Beteja jonë për një arsim cilësor vazhdon dhe nuk do
të ndalet, pasi nuk ka forcë të errët që mund të ndali
vrullin e studentëve me pedagogët në krahë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...