Apeli i Krimeve të Rënda shtyn gjyqin për Shullazin, seanca tjetër me 4 shkurt

Hënë, 21 Janar 2019 10:51

Ka nisur me shtyrje seanca e parë për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit të tij në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda. 

Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e avokatit të të pandehurit Blerim Shullazi, Bledar Meminaj.

Meminaj kërkoi kohë të njihet me dosjen për shkak se më herët në shkallë të parë avokat ka qenë Aldo Tabaku. 

Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 4 shkurt ora 09:30. 

Shullazi dhe anëtarët e tjerë të grupit kanë ankimuar vendimin e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, që i ka dënuar me 55 vite burg në total.

Po kështu edhe grupi i Prokurorëve të Krimeve të Rënda kanë apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e tjerë të grupit.

Ata kërkojnë që të pandehurit të shpallen fajtorë për të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria të cilat nuk u vërtetuan nga gjykata.

Vendimi për bandën e Shullazit u dha në 13 nëntor. Trupi gjykues i Gjykatës së Shkallës së Parë e dënoi të pandehurin përfundimisht me 14 vite burg për tre vepra penale si ajo e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal, kanosjen për dhënie pasurie në dëm të biznesmenit Ylvi Beqaj dhe kanosje për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Jani Zaka.

Për të pandehurit e tjerë gjykata dha këto vendimi për Gilmado Danin 12 vite, për Endrit Qyqja, 10 vjet burgim, për Endrit Zela 10 vite burg, për Blerim Shullazi 9 vite burg.

Sipas prokurorisë ata janë fajtor edhe për akuzat i pafajshëm për shkatërrimin e pronës me eksploziv në dëm të shtetasit Jani Zaka.

Akuzat për të cilat të pandehurit u shpallën të pafajshëm janë i pafajshëm për shtrëngim të dhënies së pasurisë për shtetasin Adriatik Kërçuku, të kanosjes për shkak të detyrës për shtetasin Mynyr Koni, pasi nuk provohet fajësia e tij të kanosjes për shkak të detyrës në dëm të shtetasit Dhori Kule.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...