Një frazë e thjeshtë, por Kylian Mbappé edhe me aq e frikëson Paris Saint Germain: “Unë të largohem? Në futboll e në të ardhmen nuk I dihet kurrë…”. Sulmuesi francez saktësoi më pas: “Jam shumë i lumtur për si po shkojnë gjërat këtu në Paris, jam nën kontratë deri në 2021 e kështu për momentin nuk dua të mendoj asgjë tjetër”.
Por është pikërisht ajo “nuk i dihet kurrë” që I bën të ëndërrojnë klubet e mëdha të gjithë Europës. Gjithnjë përflitet një interesim i madh i Real Madrid, porn ë periudhën e fundit edhe Juventus ka nisur të ketë një mendim. Pastaj duhet patur gjithnjë kujdes nga Barcellona e Manchester City (nëse ia lejon FPF), por tia marrësh Psg nuk do të jetë e lehtë. I paguar një vit e gjysëm më parë 180 milionë euro nga Monaco, Mbappé ka rritur edhe më shumë vlerën e tij në merkato, pas përfaqësimeve fantastike e fitores së Botërorit me Francën. Për moshën e talentin është sigurisht lojtari më i kushtueshëm në qarkullim: duhen të paktën 200 milionë euro për ta marrë nga Parisi. Por nuk i dihet kurrë…