Mos u gënjeni nga rrezet e diellit që e kanë bërë ditën e sotme, si ditë pranvere.
Gjatë natës dhe ditën e nesërme vendi ynë pritet të përfshihet nga reshje shiu, deri në shtrëngata dhe debore ne zonat malore.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit, për ditën e sotme dhe nesër.
Më poshtë parashikimi i motit:
Reshjet
Sot pasdite nuk priten reshje në të gjithë territorin. Nesër priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, të shoqëruara edhe me shtrëngata në disa raste.
Në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të arrijnë deri në lokalisht intensive.
Në qarqet e tjera të territorit priten reshje të dobëta deri në lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zonat malore mbi 800 m reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 13 °C
në vendet e ulëta: 7 / 12 °C
në vendet malore: 0 / 6 °C
Era
Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër mesatare deri e fortë, kryesisht në pjesën perëndimore të territorit.