Qytetarët e Pogradecit duhet t’i drejtohen me dhjetëra herë Zyrës së regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Pogradec pa mundur të mbarojnë punë.
Pavarësisht se duhet të presin në radhë me orë të tëra qytetarët duhet të hallakaten nëpër zyra, të sjellin e risjellin dokumentet madje të bëjnë edhe procese gjyqësore pa mundur të pajisen me certifikata pronësie për vite të tëra.
Ndërkohë KLSH një muaj më parë kallëzoi penalisht 4 punonjës të këtij institucioni pasi konstatoi shkelje të shumta.
Në raportin e KLSH thuhet se në 1 rast ka ndryshuar zërin kadastral nga tokë arë në tokë truall, me sipërfaqe 16325 m2, në Hudënisht pa argumente ligjore, në zonën e mbrojtur buzë Liqenit Pogradecit.
Gjithashtu u konstatuan gjendje 942 aplikimeve praktika me të ardhura të përfituara pa dhënë shërbimin e faturuar, duke krijuar mpakte sociale negative etj si edhe dem ekonomik në vlera të konsiderueshme.