Mediat pranë qeverisë thonë se protesta dhe bojkoti i studentëve ka mbaruar tashmë, por e vërteta qëndron ndryshe. Gazetari Erjon Skëndo, i ftuar në emisionin “Opinion” ka hedhur dritë se çfarë po ndodh në të vërtetë në auditoret.
Si një gazetar që i ka ndjekur çdo ditë protestat e studentëve që në fillesat e saj, Skëndo tha se jo vetëm që studentët po bojkotojnë mësimin deri në realizimin e 8 pikave, por edhe pedagogët I janë bashkuar studentëve. Sipas gazetarit, janë tre fakultete që pedagogët me vendim unanim I janë bashkuar studentëve, Drejtësia, Histori- Filologjia dhe Shkencat Sociale.
Madje fakulteti Juridik tha gazetari është I mbyllur nga Brenda, ku nuk lejohet zhvillimi I mësimit.