Qeveria Rama ka shantazhuar studentët dhe familjarët e tyre për tu tërhequr nga protesta. Një rast flagrant tregoi gazetari Erjon Skëndo i cili tha se i kishte ikur studentja gjatë intervistës live. Kur e kishte pyetur për veprimin, studentja i ka treguar se e kishin telefonuar prindërit nga shtëpia në Librazhd. Sipas gazetarit, që studentja të braktiste protestën familjarët e saj ishin shantazhuar me mbylljen e biznesit privat në qytetin e vogël.
“Qeveria ka bërë shantazh. Më ka rastisur vetë në lidhje direkte. Më është larguar studentja nga lidhja direkte. Pas lidhjes i shkova e i thashë pse më ike. Ajo mu përgjigj se e kanë shantazhuar. E kishin marrë ata të shtëpisë në telefon dhe i thanë kthehu në shtëpi se do humbasim fidanishten. Biznesin privat në Librazhd, qeveria ka shantazhuar deri edhe me tatimorë te bizneset e prindërve” tha Skendo.