×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Itali/ Arrestohet një tjetër “skifter” shqiptar, grabit nën kërcënimin e armës biznesmenin

Hënë, 16 Prill 2018 15:07
foto ilustruese foto ilustruese

Është arrestuar nga policia italiane Grabova Theodhori, 25 vjeçari shqiptar  që grabiti pronarin e një lokali të njohur në Itali.

Grabova Theodhori së bashku me një hajdut tjetër e kishin pritur pronarin italian afër shtëpisë së tij dhe nën kërcënimin e armës i morën 800 euro.

Si ndodhi ngjarja?  Shtetasi italian po kthehej në shtëpi pas mbylljes së lokalit  pak pas mesnatës së të premtes në Via Loreto Gallinara në Modica Alta.

Kur ai po bëhej gati për të hapur derën e shtëpisë Theodhori së bashku me një grabitës tjetër i dolën përpara me maska dhe të armatosur me armë e thika.

Me thikën në fyt dhe nën kërcënimin e armëve, pronari i lokalit u detyrua që ti dorëzonte paratë që kishte në xhep.

Hajdutët i morën shumën prej 800 eurosh dhe u larguan në rrugicat e Corso Vittorio Emanuele, të mbuluara nga errësia e natës dhe rrugët e braktisura.

Italiani menjëherë kishte njoftuar policinë.

Ai kishte dhënë disa elementë përshkrues për të identifikuar hajdutët duke treguar se kishin theks shqiptar. Policia arriti të identifikojë Grabova Theodhorin pasi prej kohësh kishte qenë prej kohësh në vëmendjen e policisë.

Policia po punon për kapjen e grabitësit të dytë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...