Për të gjetur shpëtim nga “galeritë e vdekjes”, në revoltë për heshtjen e shtetit

Hënë, 16 Prill 2018 14:29

Minierat  vazhdojnë të marrin jetë njerëzish. Vetëm fundjavën që lamë pas u shënuan dy viktima në minierat e Cerujës dhe Bulqizës, ndërkohë që institucionet nuk kanë reaguar përballë këtij fakti.

Konfederata e Sindikatave prej kohësh  e denoncon  në media mungesën e kushteve teknike në shumicën e minierave te vendit, teksa organet shtetërore kanë zgjedhur heshtjen.

KSSH ka organizuar një marshim në Bulqizë ditën e martë në orën 15:00, ndërsa bën me dije se nuk pranohen politikanët t’i bashkohen këtij marshimi.

“Tragjeditë e paralajmërua po vijojnë pa ndërprerje dhe jeta e minatorëve çdo ditë në rrezik e për ta e familjet e tyre askush nuk mendon më.

Pronarët e minierave ku ndodhin këto aksidente janë të lidhur ngushtë me deputete të PS, PD E LSI, të cilët u sigurojnë imunitet.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ditën e martë ora 15:30 organizon marshim në Bulqizë, përmes të cilit kërkojmë më shumë siguri për minatorët në punë dhe miratimin e statusit të minatorit.

Janë të ftuar të na bashkohen të gjithë minatorët e Bulqizës e familjarët e tyre, por në mënyrë kategorike nuk do lejojmë që pjesë e marshimit të bëhen politikanët, as të pozitës as të opozitës. Ky marshim për asnjë arsye nuk duhet të politizohet, ndaj ju bëj thirrje të gjithë politikanëve dhe drejtuesve te vendor të kujtdo partie qofshin të mos tentojnë të infiltrohen në protestën tonë legjitime.”-thuhet në njoftim.

 Në reagimin e KSSH i bëhet thirrje edhe partive politike të lënë betejat boshe dhe të miratojnë statusin e minatorit.

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 15:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...