Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë Italiane, është vënë në prangat e policisë së Elbasanit. I arrestuari është Jorgo (Gazment) Selmani, 45 vjeç, banues në Cërrik. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykatës e Barit, Itali, e ka dënuar 11 vite burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”.
Prangosja e Selmanit u bë gjatë kësaj të premteje, pas informacioneve të siguruara nga policia. 45-vjeçari u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Veprimet e mëtejshme ndaj tij, do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.