Vetëm në 5 vitet e fundit, shteti ose më saktë taksapaguesit shqiptarë, kanë paguar mbi 100 mln euro për të gjithë të larguarit nga puna pa të drejtë. Por kjo nuk është e gjitha, sepse proceset gjyqësore që janë duke u zhvilluar pritet të rëndojnë edhe më shumë situatën. Për të stabilizuar situatën, ekspertët sugjerojnë ndryshime në ligj, ku titullari do të mbajë përgjegjësi për firmën që vendos për pushimin e punonjësve.
Kështu taksapaguesit shqiptarë janë të detyruar që të paguajnë dy administrata paralele për shkak të largimit të punonjësve në mënyrë të paligjshme. Nga të dhënat e Spending Open Data në 4 vite numërohen 13.475 trasaksione nga thesari i shtetit si shpenzime për ekzekutim të vendimeve gjyqësore për largim nga puna.
Mes Ministrive, ajo që ka numrin më të lartë të transaksioneve është Ministria e Mjedisit dhe Turizmit me rreth 466 të tilla, e ndjekur nga Ministria e Bujqësisë me 79, Ministria e Energjetikës dhe Transporteve me 66 trasaksione, e Mbrojtjes me 61 dhe Shëndetësia me 56.
Trasaksionet për largimet nga administrata
TOTAL 13.475
Ministria e Mjedisit dhe Turizmit 466 348 mln
Ministria e Bujqësisë 79 58.2 mln
Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës 66 90.4 mln
Ministria e Mbrojtjes 61 72.3 mln
Ministria e Shëndetësisë 56 40.1 mln
Ministria e Brendshme 48 81.3 mln
Ministria e Financave 47 31.4 mln